I dashuri e befasoi, Dua: Zemra ime do të ‘shpërthejë’

Këngëtarja Dua Lipa është bërë emër i titujve rozë si në mediet tona ashtu edhe në të huajat.

ShowBiz

07/11/2017 08:21

Ajo vazhdimisht është aktive në turne dhe koncerte anë e mbanë botës, gjë që ndikon të jetë larg më të dashurve të saj, shkruan lajmi.net.

Madje, ajo shpeshherë nuk mund ta takojë të dashurin e saj me ditë të tëra, por ky i fundit kur e takon Duan, di ta befasojë në mënyrën më të mirë.

Në Insta-Story, këngëtarja ka publikuar një imazh në të cilën tregoi dhuratën që i bëri i dashuri, Paul Klein e që ishte një buqetë me trëndafila si dhe një shampanjë.

“Oh Zot @pauljasonklein ti je i përkryer! Zemra ime është gati të më eksplodojë! Faleminderit”, ka shkruar Dua e emocionuar nga befasia e të dashurit.

Kujtojmë që kënga “New Rules” është projekti i fundit i Duas me të cilën këngë ka arritur suksese të jashtëzakonshme, duke marrë mbi gjysmë-miliardë klikime në YouTube. /Lajmi.net/