I burgosuri u arratis dje gjatë trajtimit në Onkologji, inicohet rast ndaj tre zyrtarëve korrektues

Shërbimi Korrektues njoftoi dje se një pacient i hospitalizuar në Repartin e Onkologjisë në QKUK është arratisur. Sipas raportit 24-orësh, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për mundësinë e arratisjes së personit të privuar nga liria ndaj tre zyrtarëve korrektues. “Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa procedurat lidhur me rastin vazhdojnë sipas procedurës…

Lajme

28/02/2026 08:55

Shërbimi Korrektues njoftoi dje se një pacient i hospitalizuar në Repartin e Onkologjisë në QKUK është arratisur.

Sipas raportit 24-orësh, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për mundësinë e arratisjes së personit të privuar nga liria ndaj tre zyrtarëve korrektues.

“Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa procedurat lidhur me rastin vazhdojnë sipas procedurës së rregullt”, thotë PK.