I biri ia uron Fadil Fazliut Vitin e Ri: Me shpresë dhe besim të palëkundur që ky vit t’i sjellë babin dhe shokët e tij në shtëpi
Fahri Fazliu me anë të një postimi ia ka uruar Vitin e Ri babait të tij, Fadil Fazliut që gjendet në paraburgim në Hagë, nën akuzat e Speciales. Ai uroi që në vitin 2026-të babai i tij dhe të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, të lirohen dhe të kthehen në shtëpitë…
Lajme
Fahri Fazliu me anë të një postimi ia ka uruar Vitin e Ri babait të tij, Fadil Fazliut që gjendet në paraburgim në Hagë, nën akuzat e Speciales.
Ai uroi që në vitin 2026-të babai i tij dhe të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, të lirohen dhe të kthehen në shtëpitë e tyre, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Babloki ynë Fadil, pa ty dhe çlirimtarët e tjerë që po mbaheni padrejtësisht në burgun e Hagës, nuk ka festë!
Me shpresë dhe besim të palëkundur që ky vit t’i sjellë babin dhe shokët e tij në shtëpi, pranë familjeve dhe shoqërisë së tyre, aty ku e kanë vendin dhe zemrat që i presin.
Uroj që viti 2026 t’ju gjejë të gjithëve të kthyer në atdheun që e çliruat dhe në shtetin që e themeluat.
Të ktheheni ballëlartë e krenarë, sepse rruga juaj është ideal që nuk shuhet kurrë!
Liri për gjithë çlirimtarët!