I befasuar që Suarez është te Barcelona

Legjenda holandeze, Ruud Gullit ka pranuar se është tejet i befasuar që sulmuesi Luis Suarez është duke luajtur për gjigantin spanjoll, Barcelonën.

Sport

22/12/2014 11:02

Gullit është shprehur i befasuar me kalimin e Suarezit te Barcelona, transferim ky që u bë për diku rreth 81 milionë euro.

“Unë jam shumë i befasuar që po e shoh Suarezin te Barcelona. Nuk e di sesa gjatë do të qëndrojë ai atje”, tha Gullit, duke e vënë në dyshim karrierën e tij te kjo skuadër.

Përndryshe, Suarez deri tani ka shënuar një gol në La Ligë me fanellën e Blaugranëve dhe dy të tjerë në Ligën e Kampionëve.