I arrestuari për spiunazh në Mitrovicë dyshohet se ishte pjesë e grupit terrorist që sulmoi zyrat e KQZ-së

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit ka arrestuar mbrëmë një person në rajonin e Mitrovicës, si të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme. Në njoftimin e lëshuar thuhet se i arrestuari është A.V., i…

Lajme

27/06/2024 09:12

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit ka arrestuar mbrëmë një person në rajonin e Mitrovicës, si të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se i arrestuari është A.V., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është: Aleksandar Vlajiq, person i cili prej kohësh kërkohej nga Policia, pasi ka aktakuzë të ngritur nga Specialja edhe për një sulm në veri.

Ai, bashkë me Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq dhe Miomir Vakiq, kishin kryer sulm terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut.

Sipas aktakuzës, ata kishin hedhur granata dore dhe shok bomba.

Ndryshe, pas arrestimit, Policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh.