Hysni Mehani i VV-së renditet i 77-ti pas 25 për qind të votave të numëruara – në Skenderaj merr 422 vota

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Hysni Mehani, aktualisht renditet në pozitën e 77-të në listën e kandidatëve, bazuar në rreth një të katërtën e votave të numëruara. Sipas të dhënave paraprake, Mehani ka grumbulluar gjithsej 2 mijë e 88 vota në nivel vendi, ndërsa në komunën e Skenderajt ka marrë 422 vota, raporton lajmi.net…

Lajme

09/06/2026 13:46

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Hysni Mehani, aktualisht renditet në pozitën e 77-të në listën e kandidatëve, bazuar në rreth një të katërtën e votave të numëruara.

Sipas të dhënave paraprake, Mehani ka grumbulluar gjithsej 2 mijë e 88 vota në nivel vendi, ndërsa në komunën e Skenderajt ka marrë 422 vota, raporton lajmi.net

Ai kishte qenë kandidat edhe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit për kryetar të Skenderajt, por nuk kishte arritur të fitojë.

Ndërkohë, rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.91 për qind, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.08 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.60 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17 për qind.

Bazuar në këto të dhëna paraprake, projeksionet e ulëseve në Kuvend janë: Vetëvendosje me 48 mandate, PDK me 24, LDK me 20 dhe AAK me 8./Lajmi.net/