Hysni Gucati: Në VV ka dëshmitarë në Gjykatën Speciale, Donika Gërvalla, por do të dalin edhe tjerë
Hysni Gucati ka ngritur një dilemë në konferencën për media. Ai tha se ka dëshmitarë të Speciales që janë në VV. “Nga VV ne e dimë që ka edhe dëshmitarë në Gjykatën Speciale, duke filluar nga Donika Gërvalla e cila ka dorëzuar dokumentacione në atë kohë që vet e ka pranu. Të tjerët që do…

Lajme
Hysni Gucati ka ngritur një dilemë në konferencën për media.
Ai tha se ka dëshmitarë të Speciales që janë në VV.
“Nga VV ne e dimë që ka edhe dëshmitarë në Gjykatën Speciale, duke filluar nga Donika Gërvalla e cila ka dorëzuar dokumentacione në atë kohë që vet e ka pranu. Të tjerët që do të dalin me emra, sepse nuk kemi frikë nga askush. Mos të na matin impulsin, atë na e ka mat Serbia dhe ka dal humbëse. Dimal Basha me kategoritë e dala nga lufta, sidomos me veteranë të UÇK-së, invalidë dhe dëshmorë do të dal humbës. Ne do të marrim veprime të tjera shumë shpejt”, ka thënë Gucati.