Hyseni reagon për rastin e të miturës në Gjilan: Institucionet e sigurisë le të marrin masa menjëherë
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar në lidhje me një rast të ndodhur së fundi në Gjilan ku disa të mitura kanë rrahur brutalisht një të mitur tjetër. Pamjet të cilat janë publikuar në media janë tejet shqetësuese. Hyseni tha se është tronditur nga ky rast dhe se si kryetar i Gjilanit shpreh keqardhjen…

Lajme
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar në lidhje me një rast të ndodhur së fundi në Gjilan ku disa të mitura kanë rrahur brutalisht një të mitur tjetër.
Pamjet të cilat janë publikuar në media janë tejet shqetësuese.
Hyseni tha se është tronditur nga ky rast dhe se si kryetar i Gjilanit shpreh keqardhjen dhe solidaritetin e tij me viktimën dhe familjen e saj.
Hyseni u bëri thirrje institucioneve të sigurisë që të veprojnë menjëherë deh të marrin masat e nevojshme.
Postimi i plotë:
Një video që po qarkullon nga mbrëmë në media më ka tronditur thellë, jo vetëm mua personalisht, por edhe gjithë qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës.
Pamjet e dhunës ndaj një të miture janë të papranueshme dhe shqetësuese në çdo formë. Si kryetar i Komunës së Gjilanit, shpreh keqardhjen dhe solidaritetin tim me viktimën dhe familjen e saj, dhe dënoj çdo akt dhune që bie ndesh me vlerat tona njerëzore e shoqërore.
U bëj thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të veprojnë menjëherë dhe të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që të garantohet siguria e çdo fëmije në qytetin tonë./Lajmi.net/