Hyseni pret vlerësim pozitiv të procesit për liberalizim të vizave për kosovarët

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka takuar u.d. shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Andrew Forde, me të cilin ka biseduar lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në përmbushjen e obligimeve në procesin e liberalizimit të vizave.

Lajme

06/02/2015 11:29

“Shumica e kritereve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave tashmë pothuajse janë plotësuar. Prandaj, presim që të kemi vlerësim pozitiv. Gjithashtu presim nga Këshilli i Evropës mbështetjen në procesin e aplikimit dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës si anëtare me të drejta të plota”, ka thënë ministri Hyseni.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së shefi të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Forde, ka shprehur gatishmërinë e tij për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe vazhdimin e  përkrahjes së Kosovës në fusha të ndryshme, me të gjitha instrumentet që ka institucioni që përfaqëson.