Hyseni për disfatën ndaj Prishtinës: Nuk ishte rezultat real

Trajneri i përkohshëm te Gjilani, Alban Hyseni, e ka komentuar humbjen e ekipit të tij ndaj Prishtinës.

Sport

27/04/2022 18:15

Gjilanasit u mposhtën 2-1 si vendas nga kryeqytetasit falë golave të Dabiqajt dhe Mankendas.

Për Hysenin, rezultati final i takimit nuk ishte aspak real, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se kemi bërë paraqitje të mirë, krijuam raste si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën. Patëm disa momente krize në ndeshje, morëm gol nga penalltia në kohë të keqe”, Pastaj në pjesën e dytë kërkuam të sulmonim dhe të mos ishim të kënaqur me rezultatin 1:1, morëm një gol që ishte pa meritë. Rezultati 2:1 nuk ishte real”, tha fillimisht ai.

“Atmosfera në skuadër është e mirë, futbolli e ka këtë. Ne vazhdojmë ku kemi mbetur dhe do të luajmë deri në fund ndeshje pas ndeshje”, përfundoi Hyseni. /Lajmi.net/