Hyseni ndan mirënjohje për qytetarin që shpëtoi gruan që ra me makinë në Liqenin e Livoçit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim bashkëqytetarin, Faton Tahirin, i cili me një akt heroik e të jashtëzakonshëm shpëtoi pak ditë parë jetën e një gruaje shtatzënë që kishte rënë me veturë në Liqenin e Livoçit. “Në shenjë falënderimi për reagimin e tij të shpejtë, duke vënë edhe jetën e…

Lajme

14/04/2026 11:20

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim bashkëqytetarin, Faton Tahirin, i cili me një akt heroik e të jashtëzakonshëm shpëtoi pak ditë parë jetën e një gruaje shtatzënë që kishte rënë me veturë në Liqenin e Livoçit.

“Në shenjë falënderimi për reagimin e tij të shpejtë, duke vënë edhe jetën e tij në rrezik, në emër të Komunës së Gjilanit i ndava mirënjohje për trimërinë e treguar”, tha Alban Hyseni.

Hyseni theksoi se Fatoni, është shembulli i qytetarit që na bën krenarë të gjithëve.

 “Veprime të tilla humane janë dëshmia më e mirë e solidaritetit që na bashkon në momente të vështira. Mirënjohje dhe respekt i pafund”, tha kryetari Hyseni.