Hyseni: Faturat për mosrealizimin e projekteve të Qeverisë po i paguaj unë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se faturat e mos realizimit të Qeverisë për autostradën Gjilan-Prishtinë si dhe projektet e tjera po i paguan vet ai. Hyseni deklaroi se nga 23 kilometra të autostradës Gjilan-Prishtinë, sipas tij 12 kilometra tani janë të përfunduara. Ndërsa, për pjesën tjetër të punimeve kryetari i kësaj…

Lajme

03/10/2024 16:00

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se faturat e mos realizimit të Qeverisë për autostradën Gjilan-Prishtinë si dhe projektet e tjera po i paguan vet ai.

Hyseni deklaroi se nga 23 kilometra të autostradës Gjilan-Prishtinë, sipas tij 12 kilometra tani janë të përfunduara.

Ndërsa, për pjesën tjetër të punimeve kryetari i kësaj komune shtoi se janë në fazën e përgatitjes së trasesë për shtrimin e asfaltit.

“Jo vetëm autostrada janë hyrjet dhe daljet e qytetit rruga Gjilan-Prishtinë, Gjilan-Kllokot ose Ferizaj, Gjilan-Kamenicë, të gjitha këto projekte të Qeverisë, faturat për mos realizimin e cilave po i paguaj unë. Nga 23 kilometra gjatësi total të autostradës, diku rreth 12 kilometra tashmë janë të asfaltuara që i bie të përfunduara, ndërkaq pjesa tjetër e mbetur e punimeve janë në fazën e përgatitjes së trasesë për shtrimin e asfaltit”, ka deklaruar Hyseni për Tëvë1.