Hyseni: 46 kosovarë u vranë në luftërat në Siri e Irak (Video)
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka deklaruar që numri i kosovarëve të vrarë në Siri dhe Irak që nga fillimi i konfliktit është 46 persona.

Lajme
Ai pas një vizite që ka bërë në Komunën e Prishtinës, ka thënë që numri i qytetarëve të Kosovës që janë pjesë e luftërave të huaja është shqetësues. Sipas tij Kosova renditet në mesin e vendeve me numrin më të madh të luftëtarëve në Siri e Irak për koke banori, raporton lajmi.net.
“Sipas te dhënave numri i kosovarëve pjesëmarrës në këto luftëra është 300. Ndërsa janë 46 të vdekur në këto luftëra”, ka thënë Hyseni.
Ndërsa, sipas Fatos Makolli nga Departamenti Kundër Terrorizmit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nga rajoni i Prishtinës në luftërat e huaja janë të përfshirë 65 persona.
Në anën tjetër, Ahmeti ka thënë që niveli i sigurisë në Prishtinë është i kënaqshëm, derisa ka përmendur disa projekte të realizuar nga komuna që sipas tij kanë ndikuar në zvogëlimin e aksidenteve, raporton lajmi.net.
“Nga janari 2014 deri ne korrik 2015 janë vendosur kamera, është shtuar numri i policëve në trafik, janë vendosur pengesa në rrugë që”, ka thënë Ahmeti. (lajmi.net)
