Hysaj e fillon keq vitin 2017
Viti 2017 ka filluar keq për mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj.
Sport
Elseid Hysaj e ka filluar keq vitin 2017.
Mbrojtësi i Napolit rrezikon të mungojë në ndeshjen ndaj Sampdorias për shkak të ftohjes, raportojnë mediat italiane.
Hysaj është futbollisti më i ri që i është bashkuar listës së gjatë të mungesave në mbrojtjen e Napolit, përcjell “lajmi.net”.
Fjala është për: Vlad Chiriches (dëmtim të muskujve), Raul Albiol (i pezulluar) dhe Kalidou Koulibaly e Faouzi Ghoulam (të angazhuar në Kupën e Afrikës). /Lajmi.net/