Hysa: Kosova e ka përforcuar sigurinë në kufi
Kosova e ka rritur prezencën e policisë në kufirin me Maqedoninë, kurse institucionet janë në koordinim të vazhdueshëm.

Lajme
Kështu tha për BIRN ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa.
“Prezenca e policisë është rritur në të gjitha pjesët e kufirit. Është rritur edhe prezenca e policisë së trafikut. Kufiri është i hapur dhe nuk është shënuar numër i madh i automjeteve nga Maqedonia që shkojnë në Kosovë”, tha Hysa.
Ai tha se gjatë ditës së djeshme presidentja Atifete Jahjaga ka qenë në vazhdimësi në koordinim me Kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës për shkak të situatës në Kumanovë.