“Hyrrem” ka siguruar vajzën e saj: Llogaria bankare me shifra marramendëse!

Merjem kishte frikë se ish i dashuri i saj do të merrte në duar paratë e saj, kështuqë ajo siguroi vajzën në Gjermani duke hapur një llogari bankare dy milionëshe.

ShowBiz

26/07/2016 08:34

Kan Ates ka lënë aktoren Merjem Uzzerli përderisa ishte shtatzënë, dhe për vajzën e tij Lara-n, as që dëshiron të dëgjojë. Tani, që ish i dashuri i saj po ballafaqohet para falimentimit, aktorja ka siguruar veten dhe vajzën e saj.

Biznismeni turk iu ka shkaktuar dëm klientëve për rreth 86 milionë euro duke ikur në Meksikë. Merjem kishte frikë se tani do të tentojë të marrë edhe të hollat e saj, kështuqë ka hapur një llogari bankare në Gjermani me vlerë dy milionë euro. Lara, vajza e saj, do të jetë në gjendje të marrë paratë pasi të rritet në moshë madhore.

Aktorja turke, e cila u bë e njohur si Sultan Hyrem në serialin legjendar “Sulejmani i Madhërishëm”, publikon rregullisht foto në Instagram për të përkëdhelurën e saj.

Adhuruesit janë të pajtimit se edhe vajza do të bëhet e famshme një ditë sikur nëna e saj, do të ketë një karrierë të bujshme në fushën e aktrimit apo të modelimit./femra.net

sullatan-hyrem-vajze-llogari-miliona-2 sullatan-hyrem-vajze-llogari-miliona-1

Unti