Hyri në Kosovë me kombi-bus me targa serbe, patentë-shoferi i del i falsifikuar
Një rast i dyshuar i falsifikimit të dokumentit është evidentuar në pikën kufitare Jarinjë. Sipas Policisë së Kosovës, më 2 gusht, një shtetas kosovar kishte hyrë në Kosovë me një kombi-bus me targa të Serbisë. Për shkak të mungesës së dokumentacionit përkatës, atij i ishte konfiskuar përkohësisht patentë-shoferi i Republikës së Kosovës, deri në sigurimin…
Lajme
Një rast i dyshuar i falsifikimit të dokumentit është evidentuar në pikën kufitare Jarinjë.
Sipas Policisë së Kosovës, më 2 gusht, një shtetas kosovar kishte hyrë në Kosovë me një kombi-bus me targa të Serbisë.
Për shkak të mungesës së dokumentacionit përkatës, atij i ishte konfiskuar përkohësisht patentë-shoferi i Republikës së Kosovës, deri në sigurimin e një vozitësi që do ta drejtonte automjetin.
Gjatë verifikimit të dokumentit, Policia ka ngritur dyshime se patentë-shoferi ishte i falsifikuar.
“Patentë-shoferi i konfiskuar gjatë verifikimit dyshohet të jetë i falsifikuar dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”. /Lajmi.net/