Hyri me forcë brenda një shtëpie në Brestovik të Pejës dhe dhunoi një grua- ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.I për shkak të veprës penale “Dhunimi”. Sipas prokurorisë, i pandehuri E.I, me datë 27 nëntor 2024, rreth orës 19:15, në fshatin Brestovik të Pejës, me përdorimin e forcës ka hyrë brenda shtëpisë se viktimës dhe me pas duke përdorur sërish forcën dhe pa dëshirën…

Lajme
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.I për shkak të veprës penale “Dhunimi”.
Sipas prokurorisë, i pandehuri E.I, me datë 27 nëntor 2024, rreth orës 19:15, në fshatin Brestovik të Pejës, me përdorimin e forcës ka hyrë brenda shtëpisë se viktimës dhe me pas duke përdorur sërish forcën dhe pa dëshirën e viktimës kryen akt seksual, me çka ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë”, thuhet në njoftim.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe t’a dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Lajmi.net/