Hynë në xhami dhe vodhën paratë e arkës së bamirësisë, dy shtetas të Shqipërisë arrestohen në Lipjan

Dy persona janë arrestuar në Lipjan, nën dyshimin se kanë hyrë në një objekt fetar dhe kanë vjedhur paratë nga arka e bamirësisë. Rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 14:05. Sipas Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit, meshkuj shqiptarë dhe shtetas të Republikës së Shqipërisë, “kanë hyrë në objektin fetar (xhami) dhe me…

Lajme

06/09/2026 08:51

Dy persona janë arrestuar në Lipjan, nën dyshimin se kanë hyrë në një objekt fetar dhe kanë vjedhur paratë nga arka e bamirësisë.

Rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 14:05. Sipas Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit, meshkuj shqiptarë dhe shtetas të Republikës së Shqipërisë, “kanë hyrë në objektin fetar (xhami) dhe me mjet të fortë kanë hapur dhe vjedhur një shumë parash nga arka e bamirësisë”.

Pas hetimeve, policia ka arritur t’i identifikojë dhe arrestojë dy të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet si “Vjedhje e rëndë”. /Lajmi.net/