Hynë gabimisht në veri, FSK jep detaje: Kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes
Disa automjete të FSK-së, janë parë sot në veri të Mitrovicës. Pamjet janë publikuar nga mediumi lokal Kossev. Në lidhje me këtë rast, detaje kanë dhënë edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë thënë se kjo ka ndodhur pasi kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes. “Forca e Sigurisë së Kosovës njofton publikun që…

Lajme
Disa automjete të FSK-së, janë parë sot në veri të Mitrovicës.
Pamjet janë publikuar nga mediumi lokal Kossev.
“Forca e Sigurisë së Kosovës njofton publikun që sot me datë 16.10.2025 në ora 10:30, gjatë lëvizjes së konvojit të FSK-së nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë, pjesëtarët e FSK-së me automjete e kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes”, ka njoftuar FSK.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se FSK-ja është futur gabimisht.
Sipas Elshanit, pjesëtarët e FSK-së u përgjigjën se kishin gabuar vendndodhjen dhe menduan se ishin në Mitrovicën e Jugut.
“Na thanë se e kishin gabuar vendndodhjen dhe se mendonin se ishte Mitrovica Jugore”, ka thënë Elshani. /Lajmi.net/