Hyn në fuqi Ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje, MMPH-ja jep sqarime

Që nga dita e sotme kanë hyrë në fuqi udhëzimet administrative që dalin nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje.

Lajme

15/07/2019 15:25

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka mbajtur konferencë për shtyp me rastin e hyrjes në fuqi të udhëzimeve administrative që dalin nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje.

Matoshi ka thënë se janë hartuar 5 udhëzime administrative që rregullojnë ndërtimet pa leje.

Tutje ka thënë se do të organizohet edhe fushatë vetëdijësuese për qytetarët.

“Pas miratimin të këtij ligji si ministri kemi hartuar 5 udhëzime administrative që rregullojnë aspektet pa leje ne vendin tonë. Sot ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Jemi kujdesur që ky ligj të ketë zbatueshmëri, jemi kujdesur që të kemi taksa më të lira 1 euro për metër katror për kategorinë e parë dhe dy euro për kategorinë e dytë. Po përgatisim dhe kemi fushatë për qëllim të drejtë në vendin tonë”, tha ai.

Drejtor i Departamentit për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim, Servet Spahiu, ka thënë se tani është lehtësuar mënyra e aplikimit për legalizim të pronës.

“Janë 5 udhëzime që janë nënshkruar, udhëzimi për rrënim pa leje ato që nuk aplikojnë fare apo nuk i plotësojnë kriteret, ankesa kundër vendimeve për legalizim,udhëzimi kryesorë është udhëzimi që merret më te gjitha kërkesat siguri, edhe udhëzimi i 5 është. Ndërtimet e regjistruara në kadastër nuk ka nevojë të legalizohet Procesi ka qenë 3 vite dhe tash është dy vite, procedurat kanë qenë më të komplikuara tani janë shumë më thjeshtë, taksa ka qenë shumë e madhe me këtë ligj është thjeshtësuar jashtëzakonisht shumë”, tha ai.

Sekretari i MMPH-së, Arben Çitaku, ka thënë se lidhje me objektet që janë tashmë pa leje do të krijohet lista e pritjes së re.

“Vakuumi ligjor ka shkaktuar telashe dhe po mundohemi t’i trajtojmë këto objekte për të ruajtur shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve. Do të krijohen listat e pritjes për rrënim”, tha Çitaku, raporton EO.

Donator për këtë projekte është USAID-i.