Hyn ilegalisht në Kosovë, ndalohen dy shtetas të Maqedonisë së Veriut
Policia ka shoqëruar në stacionin policor një mashkull dhe një femër të mitur, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi që ditë më parë kishin kaluar kufirin ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës. Ata janë ndaluar mbrëmë në fshatin Glloboqicë, ku pas intervistimit të palëve dhe në konsultim me prokurorin kompetent, të dy…

Lajme
Policia ka shoqëruar në stacionin policor një mashkull dhe një femër të mitur, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi që ditë më parë kishin kaluar kufirin ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.
Ata janë ndaluar mbrëmë në fshatin Glloboqicë, ku pas intervistimit të palëve dhe në konsultim me prokurorin kompetent, të dy janë liruar dhe ndaj tyre do të vazhdohet procedura në mënyrë të rregullt ligjore.
Autoritetet kanë theksuar se po vazhdojnë të monitorojnë dhe të veprojnë ndaj rasteve të kalimit të paligjshëm të kufirit në përputhje me ligjet në fuqi.