Hykmete Bajrami shpreh ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit
Hykmete Bajrami nga LDK i ka shprehur ngushëllime familjes, Thaçi me rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit. Haxhi Thaçi ndërroi jetë vetëm pak ditë pas vizitës së ish presidentit, Hashim Thaçi në Kosovë për të takuar pikërisht atë pas gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, transmeton lajmi.net. Bajrami përmes Facebook ka shkruar se shpreh ngushëllime…

Lajme
Hykmete Bajrami nga LDK i ka shprehur ngushëllime familjes, Thaçi me rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit.
Haxhi Thaçi ndërroi jetë vetëm pak ditë pas vizitës së ish presidentit, Hashim Thaçi në Kosovë për të takuar pikërisht atë pas gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, transmeton lajmi.net.
Bajrami përmes Facebook ka shkruar se shpreh ngushëllime të sinqerta për familjarët miqtë dhe farefisin e të ndjerit.
“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit, babait të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Thaçi.Ngushëllime të sinqerta familjes, farefisit, shokëve dhe miqve për këtë humbje!”, ka shkruar ajo.