Hykmete Bajrami: Le të hetohet secili dyshim për vota, kushdo që ka tentuar ta devijojë vendin e ka në burg
Hykmete Bajrami nga LDK ka thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga rinumërimi i votave dhe hetimi. Ajo në Facebook ka thënë se kushdo që ka tentuar të manipulojë me vota, e ka vendin në burg. Postimi: Le të rinumërohet secila votë, le të hetohet secili dyshim, le të verifikohet çdo gjë. Ne kemi…

Lajme
Hykmete Bajrami nga LDK ka thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga rinumërimi i votave dhe hetimi.
Ajo në Facebook ka thënë se kushdo që ka tentuar të manipulojë me vota, e ka vendin në burg.
Postimi:
Le të rinumërohet secila votë, le të hetohet secili dyshim, le të verifikohet çdo gjë. Ne kemi institucione të thirrura për këtë punë, andaj askush nuk duhet të frikësohet nga rinumërimi dhe hetimi.
Çdo dyshim duhet të zbardhet me shpejtësi dhe vendosmëri, pasi që vetëm kështu forcohet besimi dhe integriteti i procesit zgjedhor. Për LDK-në vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe kushdo që ka tentuar ta devijojë atë, vendin e ka në burg. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit.Secili anëtar, secili përkrahës, secili votues duhet të angazhohet për të mbrojtë vlerat e LDK-së dhe për ta rikthyer atë si forcën e parë politike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit. Demokraci