Hykmete Bajrami: LDK-së fushata po i ecën mirë
Hykmete Bajrami, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), ka folur lidhur me fushatën parazgjedhore të partisë së saj. Ajo ka thënë se fushata e LDK-së po ecën mirë. ‘’Kemi patur një hapje madhështore në Prishtinë, mandej jemi duke vazhdu… në fillim kemi zgjedhur disa komuna më të vogla ku do të vazhdojmë. Kemi një fushatë…
Lajme
Hykmete Bajrami, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), ka folur lidhur me fushatën parazgjedhore të partisë së saj.
Ajo ka thënë se fushata e LDK-së po ecën mirë.
‘’Kemi patur një hapje madhështore në Prishtinë, mandej jemi duke vazhdu… në fillim kemi zgjedhur disa komuna më të vogla ku do të vazhdojmë. Kemi një fushatë dhe një kalendar jashtëzakonisht intensiv’’.
Ajo ka thënë se LDK ka një pritje ‘’shumë të mirë’’ nga ana e qytetarëve të Kosovës.
‘’Jemi shumë të kënaqur nga energjia, nga pritja, nga komentet që po i marrim’’, ka thënë ajo në Dukagjin.
Gjithashtu, Bajrami ka folur edhe për gjuhën e cila po përdoret në fushatë nga partitë politike e veçanërisht nga Albin Kurti i Vetëvendosjes i cili që nga dita e parë e fushatës ka përdorur një gjuhë fyese ndaj partive opozitare.
‘’Britmat, zani komplet i ndryshuar i kryeministrit dje ku ishte në Mitrovicë dhe sot kjo çfarë flet besoj se flasin më shumë se gjithçka tjetër. Unë nuk e di asnjë deklaratë të kreut të LDK-së dhe të asnjë eksponenti të LDK-së që ka thënë se policia dhe institucione dhe kryeministri janë si Serbia. Kjo definitivisht ishte një e pavërtetë e madhe, ndërsa sa i përket koalicionit nuk e di se ku e bazon ky këtë koalicion sepse një takim në Garden nuk ka qen mes LDK-së…’’, ka thënë ajo.