Hydajet Hyseni u drejtohet deputetëve me “delegatë”, më pas u kërkon falje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hydajet Hyseni gjatë fjalës së tij para deputetëve, u është drejtuar atyre me epitetin “Delegatë”.

Lajme

07/07/2022 12:20

Pas kësaj, Hyseni u ka kërkuar falje për këtë mënyrë të të drejtuarit.

“Të nderuar delegatë, deputetë më falni”, u shpreh deputeti Hyseni.

Ai vazhdoi me fjalimin e tij në lidhje me projektligjin për shërbimin korrektues të Kosovës.

“Komisioni për legjislacion në mbledhjen e mbajtur me 28 qershor ka shqyrtuar projektligjin për shërbimin korrektues të Kosovës me amandamentet e propozuara  nga komisioni”, u shpreh ai.