Huqja e Dimal Bashës: Interpreton ligjin pa asnjë logjikë juridike
Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka bërë një huqje të rëndë publike duke keqinterpretuar Nenit 215 të Kodit Penal të Kosovës, i cili lidhet me cenimin e fshehtësisë së votimit në zgjedhje apo referendume, jo në votimet e Kuvendit të Kosovës. Në një status në Facebook, Basha i referohet këtij neni për të sugjeruar se…

Lajme
Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka bërë një huqje të rëndë publike duke keqinterpretuar Nenit 215 të Kodit Penal të Kosovës, i cili lidhet me cenimin e fshehtësisë së votimit në zgjedhje apo referendume, jo në votimet e Kuvendit të Kosovës.
Në një status në Facebook, Basha i referohet këtij neni për të sugjeruar se deputetët e LDK-së mund të përfundojnë në burg nëse kryetari i tyre ua ka kërkuar të fotografojnë votën.
Kjo është një keqkuptim elementar ligjor, pasi votimi në Kuvend nuk është i mbrojtur me fshehtësi kushtetuese, por është pjesë e procedurave të rregullta parlamentare, shpesh të hapura e të dokumentuara.
Ligji që ai citon vlen për votimet e qytetarëve në zgjedhje të përgjithshme – jo për deputetët që votojnë në një institucion kushtetues.
Ky është një rast klasik i një përfaqësuesi politik që citon ligjin për propagandë, jo për drejtësi. Dhe më keq, i jep vetes të drejtën të bëjë interpretim penal pa asnjë logjikë juridike.