Hungaria tërhiqet nga “Eurovisioni”, kjo është arsyeja
Hungaria është tërhjekur nga "Eurovisioni" mes rritjet së retorikës anti-LGBTI.
ShowBiz
Asnjë arsye nuk është dhënë për tërheqjen nga festivali, i quajtur “fotile homoseksuale”, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.
Hungaria nuk do të marrë pjesë në këtë kompeticion vitin e ardhshëm, ndërsa spekulohet se vendimi është sepse konkursi është “shumë homoseksual”.
Ndërsa, nuk është dhënë asnjë arsye zyrtare për tërheqjen, vendimi vjen mes rritjes së retorikës homofobike në Hungari, ku kryeministri, Viktor Orban, ka filluar një politikë që synon të ndihmojë familjet tradicionale dhe rritjen e natalitetit.
Në fillim të këtij viti, kryetari i parlamentit hungarez e krahasoi birësimin e fëmijëve nga çiftet e të njëjtës gjini me pedofilinë.
Një burim i transmetuesit publik hungarez MTVA tha se arsyeja ishte lidhja e “Eurovisionit” me kulturën LGBTI.
E kjo gjë thuhet se vjen si pasojë e asaj se mediumi publik në Hungari është i lidhur ngushtë me qeverinë.
Në një deklaratë të dërguar me email për “The Guardian”, MTVA tha: “Në vend që të marrim pjesë në konkursin e këngës në Eurovision në vitin 2020, ne do të mbështesim prodhimet e vlefshme të krijuara nga talentet e muzikës pop hungareze.” /Lajmi.net/