Humolli: Lufta Çlirimtare u zhvillu më shpejt se sa që është bërë Kuvendi i Kosovës
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fatmir Humolli, ka folur rreth gjendjes politike në vend. Humolli tha se moskrijimi i Kuvendit për disa muaj është përgjegjësi e klasës politike. Por, sipas tij kjo kohë ka treguar se tashmë idhull politik nuk ka. “Kur s’ka idhull politik, atëherë demokracia është me vlera më të mëdha”, tha Humolli…

Lajme
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fatmir Humolli, ka folur rreth gjendjes politike në vend.
Humolli tha se moskrijimi i Kuvendit për disa muaj është përgjegjësi e klasës politike.
Por, sipas tij kjo kohë ka treguar se tashmë idhull politik nuk ka.
“Kur s’ka idhull politik, atëherë demokracia është me vlera më të mëdha”, tha Humolli tha ai për klan kosova.
Ish-deputeti kritikoi ashpër partitë politike, duke thënë se nuk po ju intereson gjendja e qytetarëve, por pozicioni aktual vetanak.
“Nuk kanë vizion të qartë politik, atëherë kur nuk ke vizion të qartë politik do të jetë e vështirë të diskutohesh me këtë kategori”, theksoi Humolli.
Ish-deputeti i VV-së paralajmëroi se do të vijnë ditë të mira në funksion të demokracisë.