Hummels e dëshiron transferimin te United ose Arsenali

Super-mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Humels, raportohet se dëshiron transferimin te skuadrat e Premier Ligës, Manchester United apo te Arsenali.

Sport

29/12/2014 17:49

E përditshmja angleze e cila njihet për spekulimet të shumta, Daily Express, raporton se Hummels është duke e kërkuar transferimin te United ose Arsenali.

Gjermani është i frustuar me formën e tij aktuale të Dortmundit, dhe kështu është duke kërkuar largimin nga Signal Iduna Park.

Largimi i tij pritet të bëhet që nga janari, pasi mbrojtësi nuk dëshiron të pres deri në verë për tu transferuar te njëri nga gjigantët anglez.