Humbni peshë përmes DVD-së

Nëse jeni lodhur nga pesha e tepërt, e cila iu pengon në çdo aspekt, mund ta ndiqni rrugën e Rebecca Priviteras. Ajo nuk e kishte të lehtë të humbiste peshë, pasi ishte e trashë, si shumë të tjera dhe të tjerë. Por, ajo ia ka dalë, duke i humbur plot 100 kilogramë. Dhe, ia ka…

Lifestyle

24/11/2013 07:00

Nëse jeni lodhur nga pesha e tepërt, e cila iu pengon në çdo aspekt, mund ta ndiqni rrugën e Rebecca Priviteras. Ajo nuk e kishte të lehtë të humbiste peshë, pasi ishte e trashë, si shumë të tjera dhe të tjerë. Por, ajo ia ka dalë, duke i humbur plot 100 kilogramë.

Dhe, ia ka dalë ta bëjë gjithë këtë, e vetme. 31 vjeçarja duhet t’i falënderohet vetëm një gjëje, sepse falë forcës dhe dëshirës dhe një DVD-je të fitnessit, ka arritur ta arrijë peshën e duhur. Ajo sot peshon 77 kilogramë, ndërsa deri para pak kohësh peshonte plot 173 kilogramë.

E varur nga ushqimi jo i duhur, Rebecca ishte ankuar tek magazina britanike ‘Daily Mail’, të cilët i kishte thënë se turpërohet për të shkuar në palestër.

Por, kthesa arriti në vitin 2011, kur gjatë një vizite, mjekët ia kanë bërë me dije se nëse vazhdon në atë mënyrë, do të vdiste. Privitera e kishte kuptuar se kishte ardhur momenti për ta ndryshuar jetën.

Ajo e kishte blerë një DVD dhe kishte filluar t’i ndiqte ushtrimet për t’u dobësuar. Ajo ishte e vendosur dhe i arriti objektivat e saj. Nuk ishte dorëzuar madje as në momentet më të vështirë dhe ia ka dalë t’i shkojë deri në fund kësaj ‘maratone’.

Sot, Rebecca ha në mënyrë të kontrolluar dhe me rregull, është në formë të shkëlqyeshme dhe vazhdon të shkojë në palestër. Tash, shembullin veç e keni. Ju mbetet juve të vendosni nëse do ta ndiqni rrugën e Rebeccas…