Humbni peshë duke bërë seks

8:12 | 28 Janar 2014

Seksi

Humbja e peshës është obsesion për të gjithë ne. Nëse dietat e ndryshme në qarkullim ju duken shumë të lodhshme dhe të mundimshme, apo thjeshtë nuk ju përshtaten stilit tuaj të jetës, është duke arritur nga Kanadaja një metodë që mund t’i bind edhe më skeptikët: ‘Secercise’. Bëhet fjalë për një gjysmë orë seks në […]

Humbja e peshës është obsesion për të gjithë ne. Nëse dietat e ndryshme në qarkullim ju duken shumë të lodhshme dhe të mundimshme, apo thjeshtë nuk ju përshtaten stilit tuaj të jetës, është duke arritur nga Kanadaja një metodë që mund t’i bind edhe më skeptikët: ‘Secercise’.

Bëhet fjalë për një gjysmë orë seks në ditë, për t’i humbur kilogramët e tepërt dhe për ta gjetur formën perfekte fizike.

Për të siguruar për këtë është një studim kanadez, sipas së cilit, një aktivitet seksual prej gjysmë ore, e ka efektin e dyfishtë të të luajturit tenis në po aq kohë, të bërjes patinazh, të pastrimit të dritareve apo pikturave në shtëpi, të të ecurit me shpejtësi apo duke e pastruar pluhurin e shtëpisë.

Një hulumtim kanadez, i quajtur ‘Energy Expenditure During Sexual Activity In Young Healthy Couples’, i ka përfshirë 20 çifte heteroseksuale ndërmjet moshës 18 e 35 vjeç, duke e krahasuar konsumimin e kalorive të tyre gjatë një gjysmë orë në javë gjatë aktit seksual, me një seancë javore rutinore apo të aktiviteteve tjera, jo vetëm sportive.

Mesatarisht, një mashkull duke bërë dashuri, konsumon 4,2 kalori në minutë. Në bazë të studimeve, një mashkull shpenzon 6 herë më shumë kalori duke bërë seks, në krahasim me periudhën kur rri duke pushuar, ndërsa femrat shpenzojnë 5,6 herë më shumë.

Aktivitetet tjera që bëjnë të harxhohen kaloritë më shpejtë janë për shembull ecja duke mbajtur pesha, vozitja e biçikletës, pikturimi me temperë, zdrukthëtaria, vallëzimi, skijimi, vrapimi, noti, tenisi, patinazhi, krasitja e bimëve dhe ngritja e zbritja në shkallë.

Dietologët, sportistët, mjekët dhe psikologët vazhdojnë të insistojnë se aktivitetet seksuale kanë efekte beneficioni, psikologjike dhe fizike, përpos kalorive që do t’i humbni…