Humbni në mendime? Mund të jetë shenjë e inteligjencës dhe kreativitetit

Sipas studimeve të fundit, vegimet indikojnë inteligjencën dhe kreativitetin.

Lifestyle

04/11/2017 08:55

Profesori  i psikologjisë, Eric Schumacher, i cili është poashtu bashkautor i këtij studimi të ri, thotë se “njerëzit me tru efikas mund të kenë kapacitet të trurit  për të ndaluar mendjen nga përhumbja.”

Schumacher, studentët e tij, kolegët, duke e përfshirë edhe bashkautorin e studimit, Christine Godwin, kanë matur modelet e trurit tek më shumë se 100 njerëz. Ata udhëzuan pjesëmarrësit që të përqendrohen në një pikë fiksimi stacionar për pesë minuta. Ekipi ka përdorur të dhënat për të identifikuar se cilat pjesë të trurit punonin njëkohësisht, raporton weforum, transmeton lajmi.net.

“Rajonet e ndërlidhura të trurit na treguan se cilat fusha të trurit punojnë së bashku gjatë kohë së zgjimit, përkatësisht kohës pushuese,” thotë Godwin, kandidat i PhD për Psikologji në Universitetin Georgia Tech.

“Interesante, hulumtimi ka sugjeruar që këto modele të trurit që janë matur në këto gjendje janë të ndërlidhura me aftësi të ndryshme njohëse.”

Pasi zbuluan se si truri puons së bashku me të gjitha strukturat e tij në kohë pushimi, ekipi i krahasoi të dhënat me testet e pjesëmarrësve që matin aftësinë e tyre intelektuale dhe kreative. Pjesëmarrësit gjithashtu plotësuan një pyetësor rreth asaj se si mendia e tyre ended në jetën e përditshme.

Ata që raportuan më shumë frekuentim të syrit, shënuan më shumë aftësi intelektuale dhe krijuese si dhe kishin më shumë sisteme efikase të trurit të matura në makinerinë MRI.

“Njerëzit kanë tendencë të mendojnë për mendjen përcart si dicka që është e keqe. Ju përpiqeni t’i kushtoni vëmendje dhe nuk mundeni,” thotë Schumacher.
“Të dhënat tona janë në përputhje me idenë se kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Disa njerëz e kanë trurin më efikas.”
Sipas tij, efikasiteti më i lartë do të thotë më shumë aftësi për të menduar dhe truri mund të shqetësohet kur kryen detyra të lehta.

Si mund të dini nëse truri jaj është efikas? Një nga celësat është që ju të mund të zhvendoseni brenda dhe jashtë bisedave ose detyrave kur është e përshtatshme, dhe pastaj të përshtateni natyrshëm në po këto biseda pa humbur pika ose hapa të rëndësishëm.

Si shembull, sipas profesorit janë fëmijët të cilët kuptojnë për një minut atë që të tjerët fëmijë e kuptojnë për pesë minuta.

Hulumtuesit mendojnë se gjetjet e tyre hapin derën për kërkime të mëtejshme për të kuptuar më tej se endja e mendjes sa andej-këndej është e dëmshme edhe kur ajo mund të jetë e dobishme,

“Ekzistojnë dallime të rëndësishme individuale, si motivami i një personi amo qëllimi për të qëndruar i përqendruar në një detyrë të vecantë,” thotë Godwin. /Lajmi.net/