Humbja në kohën shtesë, momenti kur trajnerin e Alaves e “lëshojnë nervat”, nuk e kursen as futbollistin në stol

Reagimi i trajnerit të Alaves, Luis García Plaza, pasi skuadra e tij pësoi një gol nga Real Madridi në kohën shtesë, u bë hit total në rrjetet sociale. Gjegjësisht, trajneri nuk mundi të pajtohej me faktin se skuadra e tij pësoi gol në minutën e 92-të nga Reali numerikisht më i dobët, i cili kishte…

Sport

22/12/2023 09:22

Reagimi i trajnerit të Alaves, Luis García Plaza, pasi skuadra e tij pësoi një gol nga Real Madridi në kohën shtesë, u bë hit total në rrjetet sociale.

Gjegjësisht, trajneri nuk mundi të pajtohej me faktin se skuadra e tij pësoi gol në minutën e 92-të nga Reali numerikisht më i dobët, i cili kishte një lojtar më pak lojtarë nga minuta e 54-të, përcjell lajmi.net.

Ai goditi pajisjen me ujë, tërhoqi xhaketën e një futbollisti të skuadrës që qëndronte në stol.


Real Madridi me këtë fitore u ngrit në krye të tabelë, nga 45 pikë së bashku me Gironan. Nga ana tjetër, Barcelona është e treta me 38.

Lucas Vazquez ishte heroi i Real Madridit, duke shënuar golin e fitores 0:1 në minutën e dytë shtesë./Lajmi.net/