“Humbi kontrollin mbi automjetin dhe shkaktoi aksident” – Policia jep detaje nga aksidenti ku vdiq dje një grua në autostradë

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku për pasojë ka humbur jetën një grua dhe bashkëshorti i saj ka pësuar lëndime. Në lidhje me këtë aksident, Policia ka dhënë detaje përmes raportit 24 orësh. Ata kanë thënë se personi që tashmë është i lënduar, ka humbur kontrollin dhe ka shkaktuar aksident…

Lajme

15/06/2026 09:36

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku për pasojë ka humbur jetën një grua dhe bashkëshorti i saj ka pësuar lëndime.

Në lidhje me këtë aksident, Policia ka dhënë detaje përmes raportit 24 orësh.

Ata kanë thënë se personi që tashmë është i lënduar, ka humbur kontrollin dhe ka shkaktuar aksident trafiku.

Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekje prurësë ka pësuar pasagjerja viktima femër, ndërsa i dyshuaru po trajtohet në QKUK.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Autostrada Ibrahim Rugova / 14.06.2026 – 12:40. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin dyshohet se  ka humbur kontrollin, me ç’rast ka shkaktuar aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekje prurëse ka pësuar pasagjerja viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku. Lëndime po ashtu ka pësuar edhe i dyshuari i cili është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa  trupi i pajetë i viktimës  me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Lajmi.net/