“Humbësi nuk i dërgon ftesa fituesit”- Armend Muja reagon pas propozimit të LDK-së për qeveri tranzicionale
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar pas refuzimit që kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i bëri ftesës për koalicion nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe propozimit për një qeveri tranzicionale për të dalë nga kriza. Ai ka thënë se “humbësi nuk i dërgon fituesit”, shkruan lajmi.net. “LDK ka dalur…

Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar pas refuzimit që kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i bëri ftesës për koalicion nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe propozimit për një qeveri tranzicionale për të dalë nga kriza.
Ai ka thënë se “humbësi nuk i dërgon fituesit”, shkruan lajmi.net.
“LDK ka dalur e treta në zgjedhjet e 9 shkurtit me 20 deputetë. Ajo duhet të rritet për 20% që ta mbërrijë PDK-në (24 deputetë) e cila është sa gjysma e fituesit të zgjedhjeve LVV (48 deputetë). Humbësi nuk i dërgon ftesa fituesit. Prandaj edhe vetëm Ramush Haradinaj i është përgjigjur Lumir Abdixhikut”, ka shkruar Muja në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: