“Humba 10 vite nga jeta ime” – Guardiola deklarohet pas triumfit të Cityt ndaj Bayern Munichut

Futbollistët e Manchester Cityt kanë triumfuar në ndeshjen e parë kundër Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Qytetarët” mundën 3:0 bavarezët në “Etihad Stadium” dhe kështu fituan një avantazh të madh para ndeshjes së kthimit në Mynih, shkruan lajmi.net. Pavarësisht triumfit madhështor, Guardiola nuk ishte shumë entuziast në konferencën e tij për shtyp…

Sport

12/04/2023 09:08

Futbollistët e Manchester Cityt kanë triumfuar në ndeshjen e parë kundër Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Qytetarët” mundën 3:0 bavarezët në “Etihad Stadium” dhe kështu fituan një avantazh të madh para ndeshjes së kthimit në Mynih, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht triumfit madhështor, Guardiola nuk ishte shumë entuziast në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

Ai tha se në atë ndeshje i kanë humbur 10 vite nga jeta e tij.

“Kjo nuk ishte një lojë aspak e relaksuar. Jam i shkatërruar emocionalisht, sot kam humbur 10 vjet nga jeta ime. Bayern ishte ekipi më i mirë ndonjëherë. Në fillim të pjesës së dytë ata ishin më të mirë, dhe më pas ne u përshtatëm dhe e lëshuam Presioni. Ishte një lojë shumë kërkuese dhe tani duhet të relaksohemi dhe të pushojmë pak. Djemtë do të kenë një ditë pushimi dhe tashmë në fundjavë kemi një ndeshje kundër Leicesterit”, tha spanjolli.

Guardiola beson se ekipi i tij ende nuk ka përfunduar punën me Bayern Munichun.

“Ky është një rezultat i mrekullueshëm, por ne duhet ta luajmë ndeshjen e dytë me karakter të madh. Këto janë skuadra nga lart dhe nuk falin relaksimin dhe gabimet,” tha Guardiola./Lajmi.net/