Humb kontrollin e të shprehurit Sami Kurteshi, gazetarët i quan “qen”: Media kriminale të vrasësve me pagesë
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sapo ka nisur rinumërimi i votave të ardhura me postë në kuadër E aty edhe sot nuk ka munguar prania e Sami Kurteshit të Lëvizjes Vetëvendosje. Kurteshi edhe gjatë javës së kaluar qëndroi për disa orë e ditë të tëra në QNR, ku pati edhe përplasje me zyrtarët e…

Lajme
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sapo ka nisur rinumërimi i votave të ardhura me postë në kuadër
E aty edhe sot nuk ka munguar prania e Sami Kurteshit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kurteshi edhe gjatë javës së kaluar qëndroi për disa orë e ditë të tëra në QNR, ku pati edhe përplasje me zyrtarët e partive të tjera në vend.
Kurse sot Sami Kurteshi duket se është bërë “nervoz” me gazetarët.
Ai acaroi edhe më tepër situatën duke i fyer rëndë gazetarët dhe duke iu drejtuar si “qen”, transmeton lajmi.net.
“Nuk merrna me ksi, na kemi fitu na kanë lëshu me media e me krejt dhe kemi fitu. Ksi qen të mediave që kanë shkru gjithçka domethënë s’i marr parasysh. Le të pëlcasin e le të vinë le të kshyrin qysh behet”, dëgjohet teksa thotë Kurteshi.
Ai po ashtu pati përplasje edhe me një prej gazetareve që po tentonte ta pyeste në lidhje me rinumërimin.
“Media kriminale që e kanë një qëllim”, shtoi ai.
“Veç mos më përcillni, është e ndalume mu me më përcjell. Ju jeni media kriminale të vrasësve me pagesë sikur qysh është…. Jo s’është gazetarë, diçka tjetër është gazetë. Ju nashta keni pa unë s’kam pa. Jeni të intsrukturum prej një krimineli i vrasës së njerëzve, pra ndihmës i vrasësve me pagesë”,shkoi tutje ai.
Gjuhë të ashpër e përplot ofendime pati në shumë raste ky i fundit./Lajmi.net/