Humb jetën një person pasi goditet nga vetura në Jashanicë të Klinës

Një person ka humbur jetën pasi është goditur nga vetura në fshatin Jashanicë të Klinës sot rreth orës 19:05. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e…

Lajme

09/10/2024 20:41

Një person ka humbur jetën pasi është goditur nga vetura në fshatin Jashanicë të Klinës sot rreth orës 19:05.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident”,ka thënë Gashi.