Humb jetën një kosovar gjatë një aksidenti në pistat e skijimit në SHBA

Një shtetas shqiptar nga Kosova, me inicialet G.D., ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik gjatë skijimit në Çikago, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan albinfo. G.D. kishte emigruar në SHBA gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998–1999), ku ndër vite arriti të ndërtojë jetën dhe karrierën e tij profesionale. Pas përfundimit të studimeve, ai…

Lajme

10/02/2026 10:54

Një shtetas shqiptar nga Kosova, me inicialet G.D., ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik gjatë skijimit në Çikago, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan albinfo.

G.D. kishte emigruar në SHBA gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998–1999), ku ndër vite arriti të ndërtojë jetën dhe karrierën e tij profesionale. Pas përfundimit të studimeve, ai u angazhua në administratën shtetërore të Illinoisit, ku u dallua për profesionalizëm dhe përkushtim në punën e tij.

Ai kujtohet nga komuniteti shqiptar si një person me vlera të larta njerëzore, i përkushtuar ndaj ruajtjes së traditës dhe promovimit të aktiviteteve kombëtare në diasporë.