Humb jetën një i burgosur në Dubravë

Ka humbur jetën aksidentalisht një person i burgosur në Brugun e Dubravës.

Lajme

24/05/2014 13:48

Sipas një komunikate të lëshuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, thuhet se i burgosuri ka humbur jetën gjatë një aktiviteti sportiv.

“Sot rreth orës 08:30 të mëngjesit në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ka ndodh një incident, ku i dënuari A. K, i lindur me 15.04.1986, me të filluar aktivitetet sportive në këtë Qendër, është ngjitur mbi konstruksionin e metalit të fushës se sportit, ku edhe ka rënë nga ajo lartësi”.

“Menjëherë kanë reaguar shërbimi shëndetësor ku i është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa është transportuar në Spitalin Rajonal në Pejë”.

“I burgosuri në fjalë në Spitalin Rajonal në Pejë ka arritur rreth orës 09:00, kurse në ora 09:30 ka ndërruar jetë. I njëjti ka qenë i dënuar me tri vite burgim për veprën penale \”Grabitje\”.