Humb jetën një 48 vjeçar në Shalë të Lipjanit, Policia po e heton vdekjen
Një burrë i moshës 48 vjeçare ka humbur jetën në Shalë të Lipjanit. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKMF në Komoran shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se është iniciuar rast “hetim mbi vdekje”. “Sot në…

Lajme
Një burrë i moshës 48 vjeçare ka humbur jetën në Shalë të Lipjanit.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKMF në Komoran shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se është iniciuar rast “hetim mbi vdekje”.
“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në fshatin Shalë, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 48 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKMF Komoran. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net. /Lajmi.net/