Humb jetën gruaja që u aksidentua në Koshtovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në segmentin e fshatit Koshtovë, ku janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e përplasjes, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime të rënda ka pësuar drejtuesja e njërës prej automjeteve. E lënduara është dërguar menjëherë për trajtim në Spitalin Rajonal…

Lajme

04/12/2025 17:33

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në segmentin e fshatit Koshtovë, ku janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e përplasjes, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime të rënda ka pësuar drejtuesja e njërës prej automjeteve.

E lënduara është dërguar menjëherë për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut, megjithatë, sipas autoriteteve mjekësore, rreth orës 16:20, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Viktima është një grua rreth 53 vjeçe.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, ka konfirmuar rastin për Lajmi.net, duke bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurat e mëtejshme./Lajmi.net/