Humanizmi prapa grilave

Qindra të burgosur punojnë punë të ndryshme brenda burgjeve të Kosovës.

Lajme

04/02/2021 21:31

Nuredin Sylejmani, i burgosur në burgun e Dubravës paguhet 1 euro në ditë për punen që e kryen që një vit në punëtorinë e burgut.

Sylejmani është njëri nga më shumë se 300 të burgosur që bëjnë punë të ndryshme që së bashku rregullojnë pajisje të ndryshme.

Në burgun e Dubravës, të burgosurit kanë punuar disa tavolina dhe karrige, të cilat i janë dhuruar organizatës “Down Syndrome Kosova”.

Të burgosurit thonë se aftësitë profesionale, që kanë mësuar përmes kurseve brenda burgut, do t’u shpërbejnë edhe kur ta kryejnë vuajtjen e dënimit.