Huazim me mundësi blerjeje – formula e Chelsea për Ziyech i lë hapësira për më shumë manovra Milanit

Hakim Ziyech është gjithnjë e më afër transferimit te Milan.

Sport

27/06/2022 21:03

Skuadra ‘Rossoneri’ tash e disa ditë është në negociata me Chelsea, për të arritur një marrëveshje për marokenin Hakim Ziyech.

Çmimi i Ziyech ishte rreth 30 milionë euro, por mediat angleze thonë se Milan do të marrë lojtarin për një shumë më të vogël, përcjell lajmi.net.

Milan do të mund ta marrin lojtarin për 5 milionë euro në formë huazimi për këtë edicion, kurse transferimi permanent mund të bëhet sezonin tjetër për 20 milionë euro.

Kjo formulë që i është mundësuar Milanit nga Chelsea, bën që ‘Rossoneri’ të kenë më shumë mundësi për manovra në merkato.

Kështu, Milan mund të tentojë edhe për Marco Asension. /Lajmi.net/