Huawei prezanton celularin më të lehtë në treg

Huawei ka zbuluar celularin Ascend P7, një celular Android shumë i hollë me mbështetje të LTE-së, në një ngjarje në Paris të mërkurën.

Auto & Tek

08/05/2014 19:43

Pajisja 5 inçëshe ka një ekran 1080p, një procesorë 1.8GHz quad-core, 8GB RAM, 16GB hapsirë për ruajtjen e të dhënave dhe një kamerë 13 megapiksell prapa, së bashku me një kamerë 8 megapiksell para.

Me një trup të hollë 0.26 inç, celulari peshon vetëm 4.37 gram, i cili është celulari më i lehtë në tregun e celularëve.

Tjera karakteristika që vlejnë të përmenden janë mikro-karta SD, bateria 2500 mAh dhe mundësia e video incizimeve në 1080 piksell.

Pajisja do të arrijë në fund të majit në Europë, Kinë, në Lindjen e Mesme dhe në Azi. Do të jetë i gatshëm në ngjyrë të zezë dhe të bardhë, me një çmim prej €449.