HP kthehet në botën e telefonave

HP e ka pasur një epokë të shkëlqyeshme me telefonat e tij iPaq, por më pas, gjithçka është mposhtur sa i përket prodhuesit në fushën e telefonave mobilë. Pasi e bleu Palm, HP është munduar t’i lansojë smartphone dhe tabletat me WebOS (sistem i Palm), sistem që ishte kishte hyrë në tregun amerikan, por që…

Auto & Tek

24/12/2013 19:00

HP e ka pasur një epokë të shkëlqyeshme me telefonat e tij iPaq, por më pas, gjithçka është mposhtur sa i përket prodhuesit në fushën e telefonave mobilë.

Pasi e bleu Palm, HP është munduar t’i lansojë smartphone dhe tabletat me WebOS (sistem i Palm), sistem që ishte kishte hyrë në tregun amerikan, por që ishte larguar shpejt, përkundër kritikave pozitive që kishte marrë sistemi operativ. Tash, HP, që ka një gamë të konsoliduar të tabletave të Windows e Android, dëshiron të kthehet në tregun e smartphone.

Një burim brenda ‘The Information’, tregon se HP dëshiron të hyjë në botën e smartphone me telefonat tableta prej 6 e 7 inç, duke e synuar tregjet e lira, me sistemin operativ Android dhe me një çmim të arsyeshëm ekonomik prej 200 deri në 250 dollarë.

Disa muaj më parë, HP kishte njoftuar se ishte duke e eksploruar rrugën në tregun e smartphone dhe tabletave dhe në shtator të vitit 2012, Meg Whitman, shef ekzekutiv i HP, e kishte pranuar se ishin duke punuar për tre telefona të rinj për t’i nxjerr në treg.