Hoxhaj: Situata duhet të ndryshojë, rajoni ka ecur përpara e Kosova asnjë rezultat këto katër vjet
Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që situata në Kosovë duhet të ndryshojë, pasi që Qeveria Kurti nuk ka sjellë asnjë rezultat teksa rajoni ka lëvizur. “Patjetër situata duhet të ndryshojë. Vota është besim. Kësaj here, përmes besimit të tyre, të qytetarëve të Kosovës, duhet të ndodhë ndryshimi, edhe duhet me ardhë…
Lajme
Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që situata në Kosovë duhet të ndryshojë, pasi që Qeveria Kurti nuk ka sjellë asnjë rezultat teksa rajoni ka lëvizur.
“Patjetër situata duhet të ndryshojë. Vota është besim. Kësaj here, përmes besimit të tyre, të qytetarëve të Kosovës, duhet të ndodhë ndryshimi, edhe duhet me ardhë me përgjegjësi të cilat vendin e qesin në binarë, e rikthejnë në binarë”, ka thënë Hoxhaj në KlanKosova.
“Qoftë në binarë të zhvillimit të brendshëm ekonomik, arsimor dhe shëndetësor, meqenëse Qeveria Kurti nuk ka pasë asnjë rezultat të vetëm”
“Por, qoftë edhe në binarë të partneritetit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian”.
“Shqetësimi i m është që Kosova në këta katër vjetët e fundit ka mbetur prapa në çdo fushë, përderisa rajoni ka lëvizur përpara, prandaj, me votën e qytetarëve, ne e kemi mundësinë që realisht ta përmbushim misionin që e kemi shpallur këtë vend të pavarur më 2008 – dhe misioni i 2008-tës është me e integru në sistemin ndërkombëtar plotësisht edhe me pasë jetë më të mirë për qytetarët që njerëzit mos ta braktisin Kosovën”.