Hoxhaj: Plaga e masakrës së familjes Berisha vazhdon të rëndojë Suharekën

Deputeti i PDK, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe në disa nga pikat kryesore memoriale të Suharekës, duke kujtuar martirët dhe duke nënvizuar se dhimbja për viktimat mbetet ende e gjallë, ndërsa drejtësia nuk është plotësisht vënë në vend. Gjatë vizitave te Obelisku i Martirëve, Qendra Memoriale e Masakrës së Berishëve dhe Memoriali i Varrezave të…

Lajme

26/03/2026 11:59

Deputeti i PDK, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe në disa nga pikat kryesore memoriale të Suharekës, duke kujtuar martirët dhe duke nënvizuar se dhimbja për viktimat mbetet ende e gjallë, ndërsa drejtësia nuk është plotësisht vënë në vend.

Gjatë vizitave te Obelisku i Martirëve, Qendra Memoriale e Masakrës së Berishëve dhe Memoriali i Varrezave të Berishëve, Hoxhaj ka nderuar kujtimin e viktimave dhe ka bërë homazhe me respekt.

“Dhimbja për martirët e Suharekës mbetet e gjallë dhe plagët e asaj dite nuk janë mbyllur ende,” është shprehur ai. Duke u ndalur te masakra ndaj familjes Berisha, Hoxhaj ka theksuar se ajo vazhdon të jetë një plagë e hapur për shoqërinë kosovare.

“Masakra ndaj familjes Berisha është plagë e hapur dhe kujtesë se drejtësia ende nuk ka folur sa duhet,” ka deklaruar ish-ministri i jashtëm.

Ai ka shtuar se këto homazhe janë një riafirmim i përkushtimit për drejtësi dhe për të mos harruar krimet e kryera gjatë luftës:

“Përulemi me respekt dhe riafirmojmë zotimin për drejtësi dhe mosharresë,” ka thënë Hoxhaj. /Lajmi.net/