Hoxhaj për Specialen: Me fonde të BE-së, po luftohet historia e Kosovës dhe po rehabilitohet regjimi gjenocidial i Serbisë
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Gjykatës Speciale në Hagë, për të dënuar ish-krerët e UÇK-së. Ai ka thënë se kërkesa për këto dënime, është një ndërhyrje politike brutale që synon rishkrimin e historisë së Kosovës përmes një operacioni special, që në thelb përfaqëson përndjekje selektive…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Gjykatës Speciale në Hagë, për të dënuar ish-krerët e UÇK-së.
Ai ka thënë se kërkesa për këto dënime, është një ndërhyrje politike brutale që synon rishkrimin e historisë së Kosovës përmes një operacioni special, që në thelb përfaqëson përndjekje selektive ndaj Kosovës.
“Në vend që të trajtohet pushteti gjenocidal serb, vëmendja zhvendoset te rezistenca, duke kriminalizuar luftën çlirimtare dhe duke relativizuar agresionin shtetëror serb. Serbia ushtroi dhunë sistematike, spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës u shfaq si reagim i domosdoshëm ndaj këtij realiteti, si formë e mbrojtjes dhe rezistencës ndaj okupimit. Çdo përpjekje për ta nxjerrë këtë luftë jashtë këtij konteksti përbën shtrembërim të së vërtetës historike”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka thënë se duke u marrë me rezistencën dhe jo me aparatin shtetëror serb që kreu gjenocid, kjo Gjykatë krijon një barazi të rreme mes pushtuesit dhe të pushtuarit, kjo nuk shëron plagë por prodhon relativizim moral dhe padrejtësi të reja.
“Kriminalizimi i UÇK-së është sulm ndaj historisë së popullit të Kosovës. Çlirimi nuk është krim, rezistenca nuk është ndërmarrje kriminale dhe historia nuk mund të rishkruhet sipas narrativës së agresorit apo burokratëve në Bruksel. Drejtësia e vërtetë fillon vetëm kur emërtohet saktë pushteti që prodhoi dhunën dhe njihet legjitimiteti i luftës për liri. Pa këtë, çdo vendim mbetet një formë tjetër e padrejtësisë. Fatkeqësia është se sot, me fonde të Bashkimit Evropian, po luftohet historia e Kosovës dhe po rehabilitohet regjimi gjenocidal i Serbisë, i cili kurrë nuk u përball realisht me drejtësinë”, ka shkruar Hoxhaj. /Lajmi.net/
Postimi iplotë: